Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në përmbushje të detyrimeve ligjore ka vënë këto ditë në dispozicion të studiuesve materialet arkivore të cilat arritën kohën e maturimit prej 25 vitesh. Prej këtij momenti në sallën e studimit dhe katalogët online mund të shfrytëzohen materialet dokumentare të vitit 1993.

Rrjeti Arkivor Kombëtar

DPA ka në varësi metodologjike AQSH, ASHV-të, arkivat e sistemit, arkivat e tipologjisë, arkivat e përhershme dhe sekretari-arkivat e çdo institucioni publik në vend.

Inspektoriat Shtetëror

DPA inspekton rrjetin arkivor për formatin, ruajtjen dhe përpunimin e dokumente, si dhe përcaktimin e sanksioneve ndaj titullarëve e specialistëve të institucioneve.

Laboratori i Restaurimit

Laboratori Qendror i Restaurimit është unik në Shqipëri, për restaurimin e dokumenteve të dëmtuara jo vetëm të Arkivit Qendror Shtetëror, por të gjithë rrjetit arkivor.

Dokumente Unifikuese

Institucionet shtetërore janë të detyruara të zbatojnë një sërë rregullash për punën me dokumentet, përfshi formatin e dokumentit administrativ.

arkiva2016Kreu