Pasurimi i Arkivit Qendror Shtetëror me dokumentat personale të Lasgush Poradecit

Sot, më datë 02.05.2017, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Tiranë u zhvillua ceremonia e dhurimit të arkivit vetjak të Poetit Lasgush Poradeci (Llazar Gusho). Arkivi i Poradecit, i numëruar paraprakisht, por ende i pa sistemuar dhe i pa inventarizuar me hollësi sipas metodave të punës arkivore, paraqitet si më poshtë.

Dorëshkrime 19.098 fletë, Shtypshkrime 8.639 fletë, Gazeta 3.662 fletë, Revista 26 copë, Fotografi dhe kartolina 1.606 copë, Ftesa dhe telegrame 315 fletë, Partitura 337 fletë, Harta 14 fletë, Kartmonedha të grisura 8 copë, Dekorata 11 copë, Certifikata 7 fletë, Pulla poste 12 copë

Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishin Z. Ardit Bido, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, të bijat e Lasgush Poradecit, Zonjat Marie dhe Kostandina Gusho, Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, dhe Znj. Persida Asllani, Drejtoreshë e Biblotekës Kombëtare. Ceremoninë e çeli z. Ardit Bido, i cili theksoi se Arkivit të Shtetit i erdhi një dhuratëe çmuar, arkivi peronal i një figure të veçantë jo vetëm të letërsisë, por dhe të historisë shqiptare, Lasgush Poradecit. Falenderimi për këtë dhurim u shkon dy vajzave të tij Maries dhe Kostandinës, të cilat bëne një dhurim të çmuar për Arkivin e Shtetit dhe Arkivat e tij, ditaret e tij, letërkëmbimet e tij mund të jenë të aksesueshme për të gjithë.

Fjalën e mori Znj. Marije Gusho, e cila tha se dhurimi i këtyre dokumenteve ishte një dëshirë e hershme e babait të saj, siç dhe ia pat lënë dikur amanet mikut të tij, Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), që “për arkivin tim duhet të kujdeset nëna Shqipëri”. Ndërsa Drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Znj. Persida Asllani, tha se shumë arkiva të tjera presin për t’u bërë pjesë e dijes dhe e ruajtjes së botimeve dhe krijimeve.

Në fund mori fjalën Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës, e cila e quajti një ngjarje shumë të rëndësishme dhurimin e këtij fondi, dhe më e rëndësishmja se meritat u shkojnë profesionalizmit dhe standartit te këtyre institucioneve ku trashëgimtarë apo dhe posedues të arkivave të rëndësishme me karakter personal, u janë besuar këtyre institucioneve.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm i DPA shoqëroi dhuruese, titullaret e ftuara dhe mjetet e informimit publik të shohin disa fragmente nga arkivi i Lasgush Poradecit: një fragment nga fondi i vogël që zotëron sot AQSh, dhe një pjesë nga vëllimi i madh nga arkivi i sapodhuruar

Të rejat e fundit

Kërkimi dhe paracaktimi i vizitës në arkiva, tashmë do të bëhet online

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH. I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale

Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari

arkiva2016Pasurimi i Arkivit Qendror Shtetëror me dokumentat personale të Lasgush Poradecit