Konferenca e parë Mbarëkombëtare e Arkivistikës

Arkivat e Shqipërisë dhe Kosovës po shkojnë drejt unifikimit të procedurave arkivore, themelimit të revistës së përbashkët dhe krijimit të Shoqatës Mbarëkombëtare të Arkivistëve Shqiptarë.

Këto risi u prezantuan sot, në Konferencën e Parë Mbarëkombëtare e Arkivistikës, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me temë: “Arkivat dhe Puna Arkivore në Trevat e Shqipëtarëve në Shek XX- XXI”, të zhvilluar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido, falenderoi të pranishmit dhe foli mbi rëndësinë e këtij aktiviteti.
“Ne sot organizojmë Konferencën e Parë Mbarëkombëtare Arkivistikës për tu bashkuar të gjithë dhe për të hulumtuar, për të parë mundësitë për të rregulluar problematikat që ekzistojnë, për të sjellë përvojën më të mirë ndërkombëtare. Kjo Konferencë Mbarëkombëtare e Arkivistikës, është mbarëkombëtare në të gjitha kuptimet.
Pra kjo është një Konferencë, e cila na bashkon dhe unifikon. Kam kënaqësinë që të lançoj 3 nisma të përbashkëta me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës të cilat jam i sigurt që do të vijojnë me gjithë rrjetin Arkivor Mbarëkombëtar në të gjitha vendet ku frymojnë Shqiptarët që ka të bëj me botimin e revistës së përbashkët “Arkivore”, ku numri i parë i tij do të ketë pikërisht ato kumtesa, që do të dëgjojmë sot. Bëhet fjalë për unifikimin e proçedurave në arkivistikë, që në kemi nisur me Agjencinë e Arkivave të Kosovës për të funksionuar si një dhe të vetëm, si të bashkuar dhe së treti themelimin në shumë pak ditë të shoqatës mbarëkombëtare të arkivistëve shqiptarë” – tha Bido.

Më pas fjalën e mori Kryetari i Agjencisë Shtetërore i Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj.
“Unë sot kam privilegjin dhe nderin në emër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të kosovës që është bashkë organizator i kësaj konference të përshëndes dhe tju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj. Kjo është një veprimtari e cila cilësohet e si e rëndësisë së veçantë për të qënë në funksion të misionit të saj tepër të rëndësishëm” – tha Manaj.

Dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Valentina Duka shprehu kënaqësinë e madhe që bashkëpunimi midis fakultetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave ka dhënë ftytet e saj, ku pjesa më e madhe e punonjësve të Arkivit kanë përfunduar fakultetin Historik filologjik.

Z. Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Kombëtar falenderoj të gjithë inisiatorët e kësaj nisme.
Konferenca përmban 30 kumtesa nga arkivistët më të njohur shqiptarë dhe është e ndarë në tre sesione.

Të rejat e fundit

Kërkimi dhe paracaktimi i vizitës në arkiva, tashmë do të bëhet online

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH. I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale

Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari

arkiva2016Konferenca e parë Mbarëkombëtare e Arkivistikës