Konferenca “Marrëdhëniet historike dhe diplomatike midis Shqipërisë dhe Francës nga 1912 deri në ditët e sotme”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave mori sot pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,

“Marrëdhëniet historike dhe diplomatike midis Shqipërisë dhe Francës nga 1912 deri në ditët e sotme”. DPA i prezantoi të ftuarve një sasi të konsiderueshme dokumentesh origjinalë të cilët janë pjesë e Fondit Arkivor dhe që flasin për francezët që jetuan dhe punuan në Shqipëri, shqiptarët që jetuan, studiuan dhe punuan në Francë, etj.

Gjithashtu u ekspozua edhe një punim i përbashkët midis DPA dhe Ambasadës së Republikës së Francës, “Francezët dhe shqiptarët në krahinën e Korçës, 1916-1920”.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Dr. Ardit Bido ishte i ftuar si lektor në këtë Konferencë me temën “Kontributi i albanofilëve francez në marrëdhëniet shqiptaro-franceze midis dy luftrave botërore”.

Të rejat e fundit

Kërkimi dhe paracaktimi i vizitës në arkiva, tashmë do të bëhet online

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH. I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale

Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari

arkiva2016Konferenca “Marrëdhëniet historike dhe diplomatike midis Shqipërisë dhe Francës nga 1912 deri në ditët e sotme”