Nis digjitalizimi i të gjithë fondit filmik të DPA

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje me Arkivin Qëndror të Filmit për Digjitalizimin të gjitha materialeve në format filmi që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido cilësoi se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. “Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit znj. Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të digjitalizuar” – tha Bido.

Drejtoresha e Arlkivit Qëndor të Filmit znj. Elvira Diamanti u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre material filmik që ta digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF. “Filmi kërkon kushtet e tij specifike për tu ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave z. Ardit Bido i cili u përgjigj në mënyrë të menjëherëshme shqetësimit tonë për tu ruajtur ky material” – tha znj. Diamandi.

Bëhet fjalë për 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së dhe procesi i digjitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë

Të rejat e fundit

Kërkimi dhe paracaktimi i vizitës në arkiva, tashmë do të bëhet online

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH. I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale

Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari

arkiva2016Nis digjitalizimi i të gjithë fondit filmik të DPA