Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet Inspektoriat Shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sot u bë Inspektorati i gjashtëmbëdhjetë shtetëror në Shqipëri dhe do të inspektojë administratën mbi punën me dokumentat. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido dhe Inspektori i Përgjithshëm z. Shkëlqim Hajdari.

Bido falenderoi në mënyrë të veçantë Inspektorin e Përgjithshëm, i cili ka qënë mbështetës për të formalizuar inspektimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ai theksoi se “jemi të gatshëm të nisim inspektime të mirëfillta nga Administrata Shtetërore. Së pari Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është komode në këtë drejtim, sepse inspekton institucionet shtetërore në mënyrën se si ruajnë dokumentacionin, që nga formati i dokumentit zyrtar i cili është miratuar me rregulloren të publikuar vetëm pak ditë më parë, në mënyrën e përpunimit të këtij dokumentacioni, dhe në dorëzimin final, në arkivën e përherëshme. Krijimi i këtij inspektoriati dhe inspektimi i mirëfilltë, i formalizuar dhe i organizuar online mundëson që të vendosen në kushtet e përgjegjësisë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë punë në bazë të tyre me dokumentat” .

“Arkivi, dokumenti është shteti.  Pa këto nuk ka administratë. Një institucion është akti administrativ që ai prodhon. Inspektimi që ne do të nisim do të jetë sipas ligjit, i qartë , i plotë në mënyrë që të shmanget abuzimi që ndodh me dokumentacionin arkivor”- tha Bido.

Inspektori i përgjithshëm Z. Hajdari tha se : “inspektorëve të Arkivit të Shtetit ju bë trajnimi për ta kryer inspektimin me dokumentet standarte të formalizuara, ku sot u bë dhe shpërndarja e kartave të inspektimit që i bën inspektorët shtetëror me atribute ligjore, gjithashtu Z. Hajdari u bëri thirrje të gjithë bizneseve dhe enteve publike që janë objekte të kontrollit e të gjithë Inspektoriateve Qendrore që ti krijojnë inspektorëve të gjitha mundësitë dhe kushtet për të bërë inspektimet ligjore, dhe mos të lejojnë inspektimet e paligjshme.

Të rejat e fundit

Kërkimi dhe paracaktimi i vizitës në arkiva, tashmë do të bëhet online

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi revolucionin më të madh të rrjetit Arkivor Kombëtar këto 27-vjet, aplikacionin online për studiuesit që dëshirojnë të studiojnë në Arkivin Qëndror Shtetëror me një inventar prej 2 milion titujsh, rezultat i deritanishëm i projektit të digjitalizimit të fondit të AQSH. I gjithë ky proces është pjesë e axhendës digjitale

Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari

arkiva2016Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet Inspektoriat Shtetëror