Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot në qytetin e Himarës në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës ekspozitën “Himara në dokumentet e Arkivit Qëndror Shtetëror, një ekspozitë dokumentare dhe fotografike”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i Bashkisë së Himarës z. Jorgo Goro dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido. Kryetari i Bashkisë z. Goro falenderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe theksoi faktin që bashkëpunimi midis dy institucioneve do të vazhdojë, sepse Himara është e mbushur me dokumenta dhe histori.

“Kjo ekspozitë është shumë interesante për vendasit dhe pushuesit për të treguar historinë e kësaj treve, që nëpërmjet atdhedashurisë arriti të ndërtoj këtë realitet” – tha z. Goro.

z. Bido falenderoi Kryetarin e Bashkisë së Himares, i cili u gjend tëresisht i gatshëm për këtë iniciativë.

“Himara është shumë e bukur, ka histori të gjallë. Në këtë mënyre ne i promovojmë këto vlera të vecanta të cilat gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, si arkivi unik nga lloji vet në Shqipëri, në mënyrë që të gjithë të shohim paraardhësit e tyre, ku jetonin, si jetonin dhe si frymëzim për të tashmen”- tha z. Bido.

arkiva2016Çelet ekspozita “Himara në dokumentet arkivore”