Njoftim: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nis përgatitjet për Seminarin “Puna në zyrat e arkiv-protokollit”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka filluar përgatitjet për organizimin seminarit të radhës për punën në arkiv-protokoll. Seminari do të kryhet në datat 16 deri në 30 tetor 2017. Ky seminar është i pari në llojin e tij pasi përveç nëpunësve të institucioneve shtetërore, në seminar kësaj rradhe mund të marrin pjesë edhe individë të interesuar për punën me dokumentet. Seminaret kanë për qëllim ngritjen profesionale dhe shkencore të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore qëndore dhe vendore, për njohjen dhe zbatimin e Ligjit “Për Arkivat’’ si dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”.
Temat kryesore do të jenë:
1- Njohje me Ligjin “Për arkivat” dhe “Norma tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republiken e Shqipërisë”.
2- Evidentimi i dokumenteve, qarkullimi dhe sigurimi i tërësisë së tyre në sekretari, si dhe mjetet e evidentimit.
3- Klasifikimi,sistemimi i dokumenteve arkivore, kriteret e klasifikimit, skemat e klasifikimit, kriteret e krijimit të njësive të ruajtjes, përshkrimi, renditja, inventarizimi dhe dorëzimi i dokumenteve .
4- Ekspertiza e vlerës së ruajtjes së dokumenteve, përmbajtja, qëllimi, parimet, kriteret, dhe organizimi i punës për kryerjen e saj.
5- Përpilimi i shkresave zyrtare si dhe rregullat për krijimin dhe zbatimin e elementëve të dokumentit.
6- Faktorët dëmtues të dokumenteve, mbrojtja dhe kushtet e ruajtjes e tyre
7 -Teknologjia dixhitale, dixhitalizimi i dokumenteve
8- Praktikë : njohuritë e marra në leksione dhe zbatimi i tyre në proceset e punës arkivore.
Në përfundim të seminareve, pjesmarrësit paisen me certifikatën përkatëse.

Aplikimi mund të bëhet duke shkruar në dpa@albarchive.gov.al deri më 12 tetor 2017.

arkiva2016Njoftim: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nis përgatitjet për Seminarin “Puna në zyrat e arkiv-protokollit”