Njoftim: Zhvillimi i Seminarit për punën në Sekretari – Arkiva

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njofton të gjithë të interesuarit për ndjekjen e seminiarit se për shkak se numri i aplikantëve është i madh, seminari do të zhvillohet në dy faza.

Faza e parë e seminarit do të zhvillohet me të interesuarit privatë, ose të punësuar nga institucione joshtetërore, prej datës 16 – 28 tetor 2017.

Faza e dytë e seminarit do të zhvillohet me punonjësit e sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore, prej 30-10 nëntor 2017.

Ditën e parë të çdo faze do të bëhet rregjistrimi i kërkuesit.

Orari i ndjekjes së seminarit do të jetë 09.00 deri në 13.00. (orari është në varësi të temave dhe punës praktike që do të zhvillohet).

Për hollësi të tjera, si detyrimi financiar, do të njoftoheni ditën e parë të seminarit.

arkiva2016Njoftim: Zhvillimi i Seminarit për punën në Sekretari – Arkiva