Firmoset Memorandumi i bashkëpunimit me Muzeun Historik Kombëtar

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi me Muzeun Historik Kombëtar për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Të pranishëm ishin dy drejtorët e Institucioneve, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi.
“Që sot është një ditë shumë e veçantë, për dy institucionet më të rëndësishme të memories kolektive të historisë arkivore në Shqipëri. Ky bashkëpunim do të jetë institucional, dhe i përhershëm për të nxjerrë më tepër në pah vlerat të trashëgimisë tone kulturore, vlerat muzeale dhe vlerat e përbashkëta që mbajnë këto dy institucioneve.
Ky bashkëpunim ka nisur dhe më herët nga koha kur kemi patur një ekspozitë të përbashkët, e cila do të vijojë dhe me ekspozita të cilat do të bëjnë të mundur ekspozimin dhe reflektimin e këtyre vlerave kulturore që përmbajnë dy institucionet.” – tha z. Koçi
“ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të zërë një vend të veçantë në Muzeun Historik Kombëtar për të ekspozuar pasuritë e veçanta të cilat gjenden në DPA, një pasuri që ka ndejtur e fshehur dhe që ka të bëj me objektet muzeale, të cilat janë të një rëndësie të veçantë dhe të një interesi të veçantë public. Llogjika e përdorur midis këtyre dy institucioneve është që ne do ti ofrojmë qytetarëve dhe studiuesve dokumentet dhe objektet muzeale. Kjo marrëveshje heq pengesat burokratike, heq vonesat të cilat shpesh vijnë për shkak të procedurave që janë të nevojshme për realizimin e tyre përsa i përket pasurimit të Muzeut Historik Kombëtar dhe stendave të veta. Dhe kopje të dokumenteve që gjenden në Arkivin Qendror Shtetëror dhe pasurimit të trashëgimisë sonë kulturore e Kombëtare”, – tha z. Bido

arkiva2016Firmoset Memorandumi i bashkëpunimit me Muzeun Historik Kombëtar