Kodikët e Beratit, në Librarinë Digjitale Botërore

Kopje digjitale të Kodikëve të Beratit u publikuan në Librarinë Digjitale Botërore të Librarisë së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, z. Ardit Bido. Ngjarja u kremtua me një aktivitet të përbashkët të Ambasadës Shqiptare në Uashington dhe Librarisë së Kongresit, me praninë e kongresmenëve amerikanë, ambasadores shqiptare dhe Ministrit të Jashtëm z. Ditmir Bushati. Kodiku u digjitalizua tërësisht në muajt nëntor-dhjetor 2016 nga Arkivi Qendror Shtetëror në kuadër të bashkëpunimit mes AQSH dhe Librarisë së Kongresit.
Kodiku i Purpurt i Beratit (Codex Beratinus 1) është një dorëshkrim mjaft i rëndësishëm, i shkruar në shekullin e VI p.e.s. Ai është dokumenti më i hershëm i gjendur në Shqipëri, është listuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO dhe ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Gjithsej ka 190 fletë, të shkruara me shkronja të derdhura në argjend. Bukurshkrimi është i veçantë ndërsa gërmat janë të medha (majuscule). Ai përmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Lënda e dorëshkrimit është pergamen në ngjyrë të kuqe të thellë (purpurtë) prej nga ka marrë edhe emrin. Pjesë të tjera të rëndësishme të kodikut janë të derdhura në ar. Kapaku i dorëshkrimit është më i vonshëm se vepra, ai është metalik dhe me zbukurime skenash biblike.
arkiva2016Kodikët e Beratit, në Librarinë Digjitale Botërore