Firmosja e Marrëveshjes me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Maqedoni

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Maqedoni nënshkruan sot në qytetin e Pogradecit marrëveshjen e bashkëpunimit, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorët përkatës dr. Ardit Bido dhe dr. Skënder Hasani në prani të kryeministrave Rama e Zaev, si edhe ministrave të dy vendeve. Ajo ka për qëllim projekte të përbashkëta hulumtuese në fushën e historisë së shqiptarëve dhe bashkësive etnike që jetojnë në të dy shtetet respektive.

Ky bashkëpunim gjithashtu do të lehtësojë dhe fuqizojë komunikimin ndërmjet arkivave, që do të mundësojnë pranimin dhe shfrytëzimin e fondeve të ndryshme dokumentare dhe do të përgatisin, organizojnë dhe realizojnë konferenca të përbashkëta shkencore, bashkëpunim profesional për probleme të ndryshme arkivore, duke i shfrytëzuar potencialet e tyre të brendshme si dhe ndihmën e jashtme profesionale.

arkiva2016Firmosja e Marrëveshjes me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve në Maqedoni