Hapet Java Arkivit

“Java Arkivit të Hapur”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave hapi dyert për publikun.

Mbi 300 studentë e qytetarë çelin siparin e “Javës së Arkivave të Hapura”

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po nxjerr në pah “sekretet” e saj, pra prapaskenën, vendet ku ruhen dhe përpunohen dokumentet, mënyrën si restaurohen, si edhe një retrospektivë të të gjitha aktiviteteve ndër vite të saj.

Vendet që vizitohen:

Salla e studimit, aplikimi dhe shërbimi në sallën e studimit
Ekspozim i kodikëve dhe fermanëve.
Laboratori i Restaurimit.
Laboratori i Mikrofilmimit.
Laboratori i Digjitalizimit dhe Projektet e DPA.
Vendruajtjet e AQSh.
Fototeka dhe Fonoteka
Përpunimi shkencor.

Mjediset e DPA do të qëndrojnë hapur prej datës 18 – 22 dhjetor, nga ora 09.00-15.00

arkiva2016Hapet Java Arkivit