“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit” – DPA kontribuon me artefakte në ekspozitën e Komisionit Shtetëror

Institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore prezantohen me dokumentet, librat, armët, pikturat dhe veshjet që evokojnë figurën e Skënderbeut nga bashkëkohës dhe jo, në ekspozitën e organizuar nga Komisioni Shtetëror për organizimin e aktiviteteve në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Po ashtu “Skënderbeu” vjen i rrëfyer përmes disa dokumenteve më domethënëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, krahas qindra artefakteve të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Kulturës Popullore.
Ekspozita u hap në datë 17 Janar do të jetë e vizitueshme deri në datën 29 janar 2018, nën kujdesjen e Kryeministrit.
arkiva2016“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit” – DPA kontribuon me artefakte në ekspozitën e Komisionit Shtetëror