Projekti i vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror

Prezantohet projekti domethënës i vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, ndërtimi i të cilit nis në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si një prej përparësive të tij.

Rreth 8 kilometër linearë dokumentacion do të ruhen në vendruajtjet e reja, mjaftueshëm për sasinë aktuale që gjendet në Shkozë dhe për 50 vitet e ardhshme. Godina do jetë me dy kate dhe me një sipërfaqe prej 1843 metër katror dhe në të do të ruhen 48 826 kuti arkivimi. Godina është e konceptuar me forma të thjeshta dhe materiale bashkohore.

Me këtë projekt do të ruajmë dokumentet e paraardhësve të secilit prej nesh brenda standardeve ndërkombëtare arkivore, për herë të parë në historinë e vendit tonë.

 

 

arkiva2016Projekti i vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror