Çelet ekspozita “Sheshi Avni Rustemi dhe Pazari i Ri”

Me 14 mars, Ditën e Verës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Pazarin e Ri, hapën ekspozitën “Sheshi Avni Rustemi dhe Pazari i Ri 1939-1940”.

Ekspozita qëndroi hapur pjesën e parë të ditës dhe tërhoqi një vëmendje të madhe të publikut.

Ekspozita u vizitua nga kryetari i Bashkisë z. Erion Velia dhe drejtori i Pazarit të Ri, z. Genti Lulo. Ekspozita ju prezantua të ftuarve dhe publikut nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido.

Z. Bido falenderoi të ftuarit duke shtuar “që është një kënaqësi dhe detyrim moral të risjellim momente nga ngritja e vendeve historikte të Tiranës.”

 

arkiva2016Çelet ekspozita “Sheshi Avni Rustemi dhe Pazari i Ri”