Digjitalizimi i katalogëve të Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nisi sot në bashkëpunim me Albanian University projektin për digjitalizimin e katalogëve të Arkivit Qendror Shtetëror. Prezantimi u bë në mjediset e Albanian University ku dhe do të kryhet ky proces. Te pranishëm ishin  Rektoria e këtij Univeristiteti, Prof. Dr.  Vera Ostreni (Halili) dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido. 
Znj. Ostreni cilësoi se “Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave është një mundësi e mirë për formimin akademik, në këtë projekt por dhe ata të cilët do bëhen në të ardhmen”.
Më tej z. Bido duke mbështetur fjalët e Rektores, ftoi studentët të përfitojnë nga ky projekt dhe të jenë pjesë “Nuk është çudi që gjatë kohës së projektit të frymëzoheni për të zgjedhur temën e diplomimit. Arkivi mbetet akoma i pa studiuar dhe ftojmë studentët ta vlerësojnë mundësinë për shyfrtëzimin e tij”- tha z.Bido
arkiva2016Digjitalizimi i katalogëve të Arkivit Qendror Shtetëror