Zhvilohet Konferenca Shkencore mbi trupat Italiane në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Fondacionin “Gramsci” në Puglia dhe Muzeun Historik Kombëtar zhvilluan sot Konferencën e katërt të studimeve të parashikuara nga projekti i Puglias 14-18. Të pranishëm në këtë Konferencë ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z. Ardit Bido, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z.Dorian Koci dhe z.Natale Parisi Drejtues i Fondacionit Gramsci. Në kuadër të këtij projekti është hapur faqja www.puglia14-18.it ku janë hedhur të gjitha dokumentet digjitale mbi kohën e luftës Italo-Shqiptare.

Z. Bido shprehu falenderimet për realizimin këtij bashkëpunimi shumë të hershëm me këtë fondacion për të rrëfyer pikërisht këtë raport të veçantë që Shqiparia dhe Italia kanë patur me njëri tjetrin. Gjithashtu falenderoj dhe Muzeun Historik Kombëtar që i është bashkëngjitur këtij bashkëpunimi dhe që shresojmë se në të ardhmen do të jetë pjesë integrale e këtij bashkëpunimi nëpërmjet projekteve të veçanta që kanë të bëjnë dhe me pasurin e objekteve muzeale të cilat e rrëfejnë historinë në formën e tyre.

“Do ta nis nga ideja për një aktivitet në lidhje me Skënderbeun, në kuadër të veprimtarisë së tij në zonën e Puglias, dhe jo vetëm kaq, për shkak të faktit që pasardhësit e Skënderbeut, u zhvendosën e zonën e Puglias, që rrjedhimisht ka shumë për të rrëfyer në lidhje me këtë bashkëpunim, sidomos në kuadër të vitit të Skënderbeut, përvjetorit të Rëndësishëm Historik Kombëtar. Një përvjetor i cili përputhet me një përvjetor tjetër që ëshë fundi i Luftës së pare Botërore, dhe që është një nga momentet të Historisë së Shqipërisë që është rrëfyer më pak.

Konferenca e sotme tregon të gjithë dinamikën e Luftës së Parë Botërore, rolin e Italisë në zonat e pushtuara në Shqipëri, që ndoshta nuk janë trajtuar dhe aq shumë në të kaluarën, ose mund të jenë trajtuar bardh e zi. Kjo konferencë është mjaft e rëndësishme për të rrëfyer pikërisht Historikun tonë të përbashkët. Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë lloj bashkëpunimi me Fondacionin Gramsci, që në të ardhmen besoj do të konsolidohet nëpërmjet projekteve të ngjashme dhe për evidentimin e gjithë momenteve si fazë e parë që është kthyer tashmë, mbi forcat pushtuese Italiane në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, ku dhe keni digjitalizuar tashmë gjithë dokumentacionin që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetëror, për ta pasuruar me dokumentacionet e tjera që janë për të njëjtën periudhë dhe për të njëjtin territor, në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të qartë të ngjarjeve historike”-tha z.Bido

Z.Koci shprehu kënaqësi që jemi të gjithë së bashku në Institucionin më të madh të Memories Historike Shqiptare bashkë me Arkivat e Shtetit.

“Ju siç e dini, kemi pothuajse disa muaj që kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila është konkretizuar edhe me disa ekspozita të rëndësishme dhe me konferenca të llojeve të ndryshme, dhe me këtë të ditës së sotme me titull “Nga ëndrra e hegjemonisë italiane në Adriatik, në liturgjitë e kujtesës” : Lufta e madhe dhe shprehjet e konfliktit politik, meqënëse këtë vit është dhe 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ashtu siç ishte dhe 100 vjetori i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, ku pati aktivitete të mëdha në gjithë botën.

Ky projekt do të prezantoj për ju dhe rezultatet e rregjistrimit dhe katalogimit digjitalb me dokumentar në lidhje me praninë ushtarake italiane në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Madhe, të ruajtura në Akivin Qendror Shtetëror Tiranë”-tha.z.Koci.

 

arkiva2016Zhvilohet Konferenca Shkencore mbi trupat Italiane në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore