Firmoset Marrëveshja me Univerisitetin jo publik “Marin Barleti”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin jo publik “Marin Barleti”. Kjo marrëveshje do të përfshijë digjitalizimin e inventarëve të Arkivit Qendror Shtetëror në kuadër të praktikave mësimore të studentëve. Bashkëpunimi do të shtrihet në botime dhe mbajtjen e konferencave shkencore. Të pranishëm në këtë marrëveshje ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave z.Ardit Bido dhe Rektori i Universitetit Marlin Barleti z.Marenglen Spiro.

Z.Bido e vlerësoi bashkëpunimin dhe u bëri thirrje të gjitha instiucioneve të Arsimit të Lartë qoftë Privatë apo Shtetërorë për bashkëpunime të tjera të cilat kanë një produkt konkret. “Arkivi Shtetit prej vitit të kaluar ka kaluar në fazën e digjitalizimit në nivele të ngjashme me Arkivat e Europës. Ne prej shtatorit bëjmë dhe ndryshimin më të madh me disa aplikacione të reja dhe do të arrihet ajo që nga njëra anë të garantohet aksesi sa më i lirë dhe në të njëjtën kohë të garantohet siguria, serioziteti i këtij institucioni që procesi të bëhet ashtu si duhet, dhe nëpërmjet këtij  aplikacioni  studiuesi qoftë nga shpia qoftë në Arkiv do të paracaktojnë vizitën në sallën e studimit që është aktualisht, por do të pasurohet duke pajisur studiuesit me një kartë elektronike me kodin e tyre personal”-tha z. Bido.

“Falenderojmë Arkivin e Shtetit për këtë bahkëpunim sepse Arkivi Shtetit është një institucion qendror shumë i rëndësishëm me një pasuri mjaft të vlefshme për formimin universitar mbi kërkimin shkencor. Ky bashkëpunim do të jetë me shumë interes për studentët gjatë përgatitjes së tyre si specialist në shumë fusha”tha z.Spiro

arkiva2016Firmoset Marrëveshja me Univerisitetin jo publik “Marin Barleti”