Mbahet Konferenca e II-të Mbarëkombëtare e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia e Arkivave të Kosovës organizuan sot në Prishtinë Konferencën e Dytë Mbarëkombëtare të Arkivistikës, në tentativën për të unifikuar praktikat arkivore në trojet shqiptare, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Gjatë konferencës u prezantuan më shumë se 20 kumtesa nga arkivistë të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, mbi problematikat dhe zgjidhjet e tyre dhe mbi arkivistikën në trojet shqiptare, si profesioni që ruan dhe administron memorien kolektive kombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave,dr. Ardit Bido theksoi se është e domosdoshme që të bashkojmë praktikat dhe legjislacionin arkivor për të funksionuar në unitet, duke I përngjarë modeleve më të mira ndërkombëtare. Kjo do të mundësonte si bashkimin shpirtëror të shqiptarëve, ashtu edhe uljen e kostova dhe rritjen e cilësisë së arkivave në shtetet tona.

“Është e një rëndësie të posaçme që të vazhdojmë një traditë të konferencës, të ndajmë përvojat dhe te bashkëpunojmë. Duke propozuar zgjidhje drejt së mirës mund të arrijmë dy dobi, t’i çojmë përpara arkivat dhe të mundet që të realizojmë një ideal që këtë vit sidomos është më aktual se kurrë, atë të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve. Të gjithë na përkrahim të integrohemi për tu bashkuar me të tjerët pa u bashkuar me vetveten është e pamundur. Të unifikojmë modelin dhe legjislacionin arkivor në vendet tona, duke marrë përvojat më të mira ndërkombëtare, çka do të na bashkojë dhe të na ulë kostot.” – tha z. Bido

Kryeshefi I Agjencisë së Arkivave të Kosovës, z. Ramë Manaj ka kërkuar që roli kyç kombëtar i arkivave të mos dëmtohet nga mungesa e kapacitete njerëzore dhe problemeve tjera.

“Arkivat kanë pasur dhe kanë rol të rëndësishëm për shoqërinë, shtetin. Mbesin tempull i trashëgimisë kulturore shqiptare. Arkivat kanë nevojë të kultivojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm,  është shume e nevojshme. Duhet të ketë këmbim reciprok të fondeve, përvojave të metodologjisë. Bashkëpunimi vazhdon ne rajon Evropë e rajon. Kjo veprimtari veçmas në Kosovë ka mbetur larg përkrahjes së nevojshme dhe të merituar. Në mënyrë që arkivistë të thithin sa më pak pluhurin e mbledhur të lëndës arkivore, të mos dëmtohet si mungesë e kapacitete njerëzore, shpresoj të jetë koha e fundit që kjo gjendje të përmirësohet. Falënderoj MKRS për mbështetje”. – tha Ramë Manaj.

Muzafer Bislimi, zv.drejtor i arkivit të Maqedonisë, u ankua se punojnë në kushte jo të mira sepse nuk kanë mbështetjen e nevojshme nga politika.

Ai tha se bashkëpunimi me arkivin e Kosovës dhe Shqipërisë është i mirëseardhur sepse në Maqedoni ka shumë dokumente që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Për fat të keq edhe arkivi i Maqedonisë është në situate të njëjte për shkak se politika intersohe veç kur kemi probleme. Në ndërtesën e re ne kemi shumë probleme. Bashkëpunimi me arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë është i mirëseardhur, sepse në Maqedoni ka shumë dokumente që kanë të bëjnë me shqiptarët. Besoj se kjo konferencë që shpresoj në te ardhmen të mbahet në Shkup, por s’besoj që me emrin mbarëkombëtar mund ta realizojmë, por do ta realizojmë në forma tjera”.

Konferenca e Dytë Mbarëkombëtare e Arkivistikës u mbajt më 9 qershor që është edhe Dita Ndërkombëtare e Arkivistikës. Ajo është konferenca e dytë e kësaj natyre, pas të parës që u mbajt një vit më parë në Tiranë. Organizatorët u shprehën të bindur se konferenca e radhës do të mbahet në Shkup, për të vijuar në traditë në çdo trevë shqiptare.

arkiva2016Mbahet Konferenca e II-të Mbarëkombëtare e Arkivave