Çelet ekspozita Butrinti dhe Ksamili sipas dokumenteve dhe fotografive të Arkivit Qendror Shtetëror

Në datë 25 gusht 2018 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Bashkia e Sarandës  çelën në qytetin e Sarandës  ekspozitën “Nga qyteti helenistiko-romak në vendbanimin socialist, Butrinti dhe Ksamili sipas dokumenteve dhe fotografive të Arkivit Qendror Shtetëror .

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dr.Ardit Bido, dy nënkryetarët e Bashkisë Sarandë z.Jorgo Mitro dhe z.Robert Piro si dhe kuratorët e kësaj ekspozite Sokol Cunga dhe Elsa Saka specialistë të Promovimit dhe Komunikimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Ekspozita u prezantua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm, z. Ardit Bido, i cili para mediave dhe të ftuarve, ritheksoi dhe një herë rëndësinë që kanë ngjarje të tilla për qytete si Saranda  gjatë sezonit turistik.

Ekspozita u vendos në sheshin Limani në Sarandë. U çel në orën 19:00 dhe tërhoqi shumë qytetarë dhe turistë.

arkiva2016Çelet ekspozita Butrinti dhe Ksamili sipas dokumenteve dhe fotografive të Arkivit Qendror Shtetëror