Funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave është titullari i institucionit. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave ka këto detyra: Është kryesuesi i rrjetit arkivor kombëtar dhe ushtron drejtimin metodik-profesional të punës në arkivat shtetërore të sistemit, arkivat e institucioneve të administratës shtetërore në veprim dhe në arkivat e tjera, të parapara në ligjin “Për arkivat”;

Nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit ndërinstitucional; Përfaqëson arkivat shtetërore të vendit në organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, ku ato janë anëtarësuar, dhe ushtron të drejtën e votës në emër të tyre;

Nënshkruan, në emër të institucionit që drejton, marrëveshje dy ose më shumë palëshe përbashkëpunim ndërarkivistik me partnerë të huaj; Përgjigjet për veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave; U rekomandon organeve përgjegjëse, institucioneve të pushtetit e të administratës qendrore e vendore dhe subjekteve joshtetërore shfuqizimin e akteve administrative joligjore për punën me dokumente, të miratuara prej tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi; Bashkërendon punën e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, i ndihmon ato për funksionimin normal dhe zgjidh çështjet që tejkalojnë përgjegjësitë e tyre si dhe miraton rregullore, urdhra e udhëzime për funksionimin e brendshëm të strukturave; Miraton planet vjetore të drejtorive që funksionojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme; U delegon autoritet përfaqësimi drejtorëve të drejtorive për probleme të ndryshme të punës, sipas Kodit të Procedurave Administrative. Lëshon autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit; Vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit, zëvendësimin e inspektorëve, gjatë inspektimit, shqyrton ankimin e veçantë ndaj vendimeve për masat urgjente të marra nga inspektorët, sipas ligjit.

arkiva2016Funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm