Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që kryen ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe shërbimin e dokumentacionit arkivor, sipas përcaktimeve të ligjit “Për Arkivat”.

Arkivi Qendror Shtetëror është i organizuar në 5 (pesë) sektorë:

  1. Sektori i dokumentacionit përpara vitit 1944

  2. Sektori i dokumentacionit pas vitit 1944

  3. Sektori i ish-arkivit të PPSH-së

  4. Sektori i ruajtjes dhe restaurimit;

  5. Sektori i shërbimit të dokumentacionit.

Drejtoria e AQSH-së koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.

Arkivi Qendror Shtetëror ka vendruajtjet e veta, mjediset e shërbimit për publikun dhe studiuesit, laboratorët, zonat e sigurisë.

Vendruajtjet qendrore të dokumenteve të Arkivit Qendror të Shtetit (AQSH) janë objekt i rëndësisë së veçantë. Godinat dhe i gjithë territori i vendruajtjes ruhen nga reparti i policisë i caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me detyra dhe rregulla të përcaktuara në rregulloren e brendshme të regjimit të hyrje-daljeve dhe sigurimin e godinave të DPA-së, të AQSH-së dhe ASHV-ve, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror merr pjesë në përgatitjen e projektrregulloreve e manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.

arkiva2016Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror