Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit (DEQK) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që ka përgjegjësi mbi evidencimin e fondit arkivor të AQSH-së dhe ASHV-ve, digjitalizimin, inovacionin, mbështetjen teknologjike, promovimin, marrëdhëniet me jashtë, fondet joarkivore dhe veprimtarinë botuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit (DEQK) është e organizuar në 3 (tre) sektorë:

  1. Sektori i evidencës qendrore

  2. Sektori i promovimit dhe komunikimit

  3. Sektori i teknologjisë së informacionit dhe atij digjital

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit ka vendruajtjet e veta për fototekën, fonotekën dhe objektet muzeale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit merr pjesë në përgatitjen e projekt-rregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.

arkiva2016Drejtoria e Evidencës Qendrore dhe Komunikimit