Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse (DFSHM) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që menaxhon dhe administron me efikasitet burimet njerëzore e financiare të DPA-së për të siguruar përmbushjen e misionit të veprimtarisë së saj, si dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin dhe politikat institucionale.

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse është e organizuar në 3 (tre) sektorë:

  1. Sektori juridik, i prokurimeve dhe shërbimeve

  2. Sektori i buxhetit dhe financës

  3. Sektori i burimeve njerëzore dhe arkiv-protokollit

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse merr pjesë në përgatitjen e projekt-rregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, mbas konsultimeve në bazë e më gjerë.

arkiva2016Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse