Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të përmbushje të detyrimeve të saja ligjore dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit, ka nisur procesin e shërbimitdhe shfrytëzimit të dokumentave “on line”. Sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është në fazën e informatizimit të inventarëve të ish – Arkivit Qendror të Komiteti Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë. Ky fond i bërë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave pas ndryshimeve politike të vitit 1992 dhe pushimin e veprimtarisë së Partisë Punës së Shqipërisë.

Terminologjia e përdorur nga punonjësit e ish-Arkivit Qendror të KQ të PPSh në përpunimin e dokumentacionit apo përpilimin e mjeteve të informimit, është krejtësisht e ndikuar nga konteksti i kohës së një diktature të proletariatit me termat, “armik i popullit”, “kulak”, “i deklasuar”, “bashkëpunëtor i nazizmit”, “bashkëpunëtor i fashizmit”, “reaksionar”, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkvave ndjen detyrimin të sqarojë të gjithë opinionin publik se terminologjia dhe ngarkesa emocionale, e përdorur në materialet e këtij fondi është përgjegjësi dhe autorësi e punonjësve të arkivit të ish-KQ të PPSh.

Deri në momentin e nisjes së procesit të ndryshimit të këtyre mjeteve të informimit dhe kthimit të tyre në një terminologji të pranueshme për parimet e një shoqërie moderne, DPA është e detyruar t’i japë për shfrytëzim në këtë formë.

Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është e hapur për propozime nga studiues, shoqëria civile apo qytetarë të thjeshtë për nisjen e një procesi të ndryshimit të këtyre mjeteve të informimit. Për çdo titull që evidentoni me përmbajtje joneutrale, ju lutemi të informoni në adresën dpa@albarchive.gov.al.

 

Qershor 2018

arkiva2016Sqarim Qershor 2018