Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtori i Drejtorisë së Arkivit Qendor Shtetëror

Marcela Kërëku

Marcela Kërëku ka mbrojtur studimet Master Shkencor (MND) “E Drejta Publike” vitet 2008-2009 me temë “Procesi i rregullt ligjor në të drejtën administrative”. Në vitin 1994 është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Në vitin 2001 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, me titullin Jurist, Në vitin 2002 është diplomuar nga Qendra Ndërkombëtare e Gjuhëve të Huaja, “Cambridge” Në vitin 2004 ka përfunduar specializimin tremujor në Dallas, SHBA, në Akademinë Amerikane të Ligjit Ndërkombëtar në fushën e së drejtës civile, penale dhe tregtare.

Marcela Kërëku ka përvojë disavjeçare në administratën publike, në pozicione drejtuese si:

Nga qershor 2015 deri në qershor 2016, si përgjegjëse e Sektorit të Ankesave Administrative dhe Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe të Shërbimeve në Departamentin e Administratës Publike. Nga shtator 2013- shkurt 2015, Shefe e Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë. Nga janar 2012-shtator 2013 Inspektore në Drejtorinë e Inspektimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë. Janar 2005 deri në Janar 2012 Inspektore në Drejtorinë e Përgjithshme të Përmbarimit. Aktualisht mban detyrën e Përgjegjësit të Sektorit të Ruajtjes dhe Restaurimit, si dhe të Drejtorit të Deleguar të Arkivit Qendror Shtetëror, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

arkiva2016Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror