Bibloteka

Biblioteka e Arkivit Qendror Shtetëror administron dhe ruan mbi 8700 libra. Librat në këtë bibliotekë janë vendosur sipas metodës sitematike. Natyra e librave në bibliotekë është e larmmishme, midis tyre gjenden Enciklopedi, libra historikë, fetarë, fjalorë, fletore zyrtare, metoda, etj. Librat janë të viteve të ndryshme, ata më të hershmit janë klasifikuar tek fondi i librave të rrallë dhe ruhen në Dhomën e Fortë të AQSh. Gjuha e librave është e ndryshme, ka në italisht, frengjisht, greqisht, latinisht, osmanisht, etj. Kjo bibliotekë ka një traditë pasurimi përmes studiuesve të cilët shfrytëzojnë sallën e AQSh për studimet e tyre. Në nxjerrjen në dritë të botimeve këta studiues dhurojnë një kopje në bibliotekën e AQSh.

arkiva2016Bibloteka