Fototeka

Fototeka e Arkivit Qendror Shtetëror është një njësi e cila është krijuar me fotografi të mbledhura gjatë viteve që nga themelimi i AQSh si dhe nga dhurimet e ndryshme. Sot Fototeka e AQSh numëron rreth 70.000 fotografi midis origjinalesh dhe riprodhime. Këto foto i përkasin në pjesën më të madhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve dhe Shqipërisë deri në vitet 1944. Por gjatë viteve të ndryshme, sektorë të AQSh-së, kur kanë gjetur fotografi midis fondeve të ndryshme, i kanë dorëzuar në Fototekë. Kjo gjë ka krijuar dhe një sasi të vogël me fotografi pas viteve 1944.

Pjesa më e madhe e këtyre fotografive, rreth 30.000 i janë nënshtruar procesit të përpunimit tekniko-shkencor. Kjo do të thotë që janë përpunuar apo klasifikuar sipas parimeve të përpunimit të dokumenteve. Pjesa e mbetur është në proces përpunimi. Kjo pjesë e mbetur përbëhet nga fondi fotografi i Insitutit Luce me rreth 30.000 fotografi. Nga këto 13.000 janë ekzemplarë të parë dhe 17.000 janë ekzemplarë tepër. Gjithashtu është në proces përpunimi dhe materialet fotografike të disa nga fotografëve që kanë ushtruar veprimtarinë në vendin tonë, si Vani Burda dhe Thimi Raci. Këto fotografi janë edhe në suportin në xham dhe film, sasia e tyre mund të arrijë deri në 13.000 ekzemplarë.

Fotografitë e ruajtura në AQSh janë të formateve dhe cilësisë së ndryshme. Fototeka ka një skemë klasifikimi e cila përfshin në pjesën më të madhe çdo fushë të veprimtarisë së shoqërisë (jeta politike, lufta, jeta shoqërore, qyteti, arsimi, kleri, etj.)

Fotografitë sot në AQSh:

a. 30.576 fotografi të përpunuara sipas skemës së klasifikimit më sipër.

b. 6.000 fotografi me portrete të personaliteteve.

c. 13.000 fotografi të fotografëve Vani Burda dhe Thimi Raci (të cilat kanë dhe suport në xham dhe në film)

c. 13.000 fotografi nga fondi Luce (si dhe 17.000 ekzemplarë tepër)

ç. 500 fotografi pas vitit 1944.

arkiva2016Fototeka