Dokumente biografike

Çdo qytetar që do të aplikojë për të dhëna biografike në AQSH/ASHV, fillimisht duhet të bëjë lidhjen trashëgimore (gjinore) ndërmjet kërkuesit dhe personit për të cilin kërkon të dhëna, proçes ky që duhet të vërtetohet me dokumente si: (çertifikata që vërtetojnë lidhje direkte me personin për të cilin kërkohen të dhënat, prokurë, akt trashëgimie, vendim gjykate, etj.).
Nuk mund të aplikojnë për të dhëna biografike të gjithë ata persona që pavarësisht lidhjes së gjakut, nuk janë trashëgimtarë të vijës së parë (trashëgimtarë direkt), si psh: nipi/mbesa për xhaxhain, dajën, tezen, hallën, etj. Nëse këta persona duan të marrin këton të dhëna, duhet të kenë me patjetër prokurë, akt trashëgime ose vendim gjykate që vërteton që ata janë trashëgimtarë të personit në emër të të cilit kërkohen të dhënat.
Ju duhet të paraqiteni në sportelet e Postës Shqiptare dhe të plotësoni formularin e posaçëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, duke dorëzuar bashkalidhur edhe dokumentet e kërkuara dhe duke paguar tarifën përkatëse. Për procedurën e përshpejtuar shihni seksionin përkatës më poshtë. Dokumentacioni bashkëlidhur për aplikim duhet të jetë origjinal dhe i 6 muajve të fundit. Formularin do ta gjeni në pikat qendrore të Postës. Ruani mandatin e pagesës së Postës, pasi me anë të tij do të mund të bëni tërheqjen, ose një ankesë eventuale.
Dokumentet personale në AQSH përbëhen kryesisht nga rregjistra pagëzimesh, martesash apo vdekjesh, të viteve të ndryshme, të komuniteteve të ndryshme fetare.
Arkivat Shtetërorë Vendorë përfshijnë edhe dokumentacion mbi ndryshime emri/mbiemri, ndarje nga trungu familjar, vendime mbi adoptimin ose dhënien në kujdestari të fëmijëve; ose dokumenta/vendime për dhënien e të drejtës së banimit apo largimit nga vendbanimi
Specifikojmë që nuk disponojmë çertifikata të çfarëdolloji, ato ruhen dhe administrohen nga zyrat e gjendjes civile.
Dokumentet shkollore konsistojnë në rregjistra amzash të shkollave/institucioneve arsimore, si dhe dhënie të drejtë studimi, të cilat disponohen pranë Arkivave Shtetërorë Vendorë. Kërkuesi duhet të specifikojë shkollën përkatëse, vendndodhjen, ciklin shkollor, degën, etj.
Dokumentacioni kryesor për vërtetimin e vjetërsisë në punë, si bordero, libra pagash, etj. i ka kaluar ISSH dhe degëve rajonale të saj. Dokumentacioni që mund të kërkohet përfshin emërime, largime, transferime, dmth dokumente administrative. Nëse kërkohet vendim emërimi/largimi/pushimi duhet të specifikohet periudha e kërkimit, e cila nuk dueht te jetë më shume se 5 vjeçare. Specifikojmë që institucionet qëndrore i depozitojnë dokumentet pranë AQSH, ndërsa institucionet vendore i depozitojnë pranë ASHV përkatëse.
Dokumentet për ish të përndjekurit politikë nuk përfshin vendimet e gjykatave, të cilat ndodhen pranë gjykatave përkatëse, ose arkiva të tjerë, jashtë AQSH. Dokumentacioni pranë AQSH përfshin, vendime të Presidiumit për falje ose shtim dënimi, relacione, raporte ku mund të përmenden të dhëna për personin në fjalë, etj.
Dokumentet për veteranët/patriotët përfshijnë kryesisht medalje, tituj, etj.
Specifikojmë që për çdo kërkesë personale duhet të shënohet vendndodhja për të cilën kërkohet dokumentacioni.
Përgjigjia do të tërhiqet pranë degës postare ku është kryer aplikimi 23 (njëzet e tre) ditë pune pas kryejes së aplikimit.
Duhet pasur parasysh që DPA kthen përgjigje në bazë të të dhënave të formularit të plotësuar nga kërkuesi, dhe në bazë të dokumentacionit që ajo disponon. Sa më specifike të jetë kërkesa, aq më specifike do të jetë dhe përgjigjia (psh. nëse një qytetar kërkon vjetërsi pune për një vit të caktuar, do t’i kthehet përgjigje vetëm për këtë të fundit, dhe nëse disponojmë të dhëna për këta të fundit, megjithëse në emrin e tij mund të figurojnë edhe të dhëna në vite të tjera).
Fotokopjet e shërbyera nuk mund të kthehen mbrapsht dhe do të paguhen përpara se të tërhiqen nga qytetari.
Fotokopjet e patërhequra qëndrojnë në zyrën postare deri 30 ditë pas dërgimit në filialin përkatës. Nëse përgjigjia nuk tërhiqet brenda kësaj periudhe ato i kthehen DPA, nga ku mund të tërhiqen brenda 6 muajsh nga kryerja e aplikimit. Pas kësaj periudhe, kërkuesi duhet të kryejë aplikimin nga fillimi.
Po, ka procedurë të përshpejtuar. Ju duhet të paraqiteni pranë AQSH ose Drejtorisë Rajonale të Arkivave ku ndodhet dokumenti që kërkoni, të kryeni pagesën, sipas mandatit që do t’iu jepet dhe të plotësoni formularin. Tarifa e procedurës së pëshpejtuar është 4.000 lekë dhe përgjigja jepet brenda tri ditëve nga çasti i aplikimit, për dokumente biografike joshkollore dhe brenda një dite pune për dokumentet biografike shkollore.
Në rast se ka indicie të vërtetuara me shkresat përkatëse se DPA disponon dokumente të cilat janë pjesë e kërkesave specifike të formularit dhe nuk janë vendosur në dispozicion të kërkuesit, mund të kërkohet rishikimi i kërkesës pranë zyrave të DPA jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune nga marrja e përgjigjes.
Në momentin e aplikimit do të paguani tarifën e pranimit, që është 500 lekë dhe pagesën e shërbimit postar. Pasi të merrni përgjigjen do të paguani 50 lekë për çdo fletë të fotokopjuar. DPA është kujdesur që të mbajë tarifat më të ulta në rajon, duke mos i rritur ato prej më shumë se një dekade. Procedura e përshpejtuar ka tarifë tjetër, sipas seksionit të mësipërm.
arkiva2016Dokumente biografike