Sektori i Dokumentacionit Përpara Vitit 1944

Kryen klasifikimin, përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve të periudhës së hershme deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, si dhe sigurimin e kushteve të përshtatshme për evidentimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e dokumenteve.

Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore. Mbikëqyr klasifikimin dhe përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve, ndarjen në fond, vit, strukturë, krijimin e njësisë së ruajtjes, organizimin e brendshëm dhe përshkrimin e titullit, në përputhje me normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH. Propozon për miratim skemat e reja të klasifikimit te drejtori i AQSH-së, kur këto mungojnë. Kontrollon përpilimin e inventarëve të fondeve, duke plotësuar kërkesat e parashikuara, deri në dorëzim në depo të fondit të përpunuar. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo Drejtorin e AQSH-së. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon Drejtorin e AQSH-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton te Drejtori i AQSH-së për disiplinën në punë në sektor.

Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

arkiva2016Sektori i Dokumentacionit Përpara Vitit 1944