Sektori i Ruajtjes dhe Restaurimit

Kryen ruajtjen dhe restaurimin, kujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen e mbrojtjen e fondeve arkivore. Ai kryen këto detyra organizative dhe menaxheriale: Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e AQSH-së. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e AQSH-së për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i AQSH-së për disiplinën e punës në sektor. Drejton, kontrollon dhe ndihmon punonjësit për pasurimin e fondeve arkivore të ardhur nga institucionet, nga dhuruesit individë, si dhe nga sektorët e AQSH-së. Drejton, kontrollon dhe ndihmon punonjësit e sektorit për sigurimin fizik të dokumenteve, në krijimin e kushteve teknologjike të tyre sipas parametrave të përcaktuara në trajtimin kimik dhe restaturimin e dokumenteve dhe në normat tekniko-profesionale dhe rregulloret e tjera. Përgatit materialet për asgjësim në bazë të vendimeve të Komisionit Qendror të Ekspertizës. Harton plane pune për zhvendosjen e fondeve shumë të kërkuara nga kërkues/studiues nga vendruajtja e Shkozës në AQSH, si dhe për zhvendosjen e fondeve më pak të kërkuara apo të papërpunuara nga AQSH në vendruajtjen Shkozë, si dhe ndjek me përgjegjësi evakuimin e fondeve.

Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

arkiva2016Sektori i Ruajtjes dhe Restaurimit