Sektori i Shërbimit të Dokumentacionit

Kujdeset për shërbimin në kohë të qytetarëve, studiuesve, punonjësve të autorizuar nga ministritë dhe institucionet e tjera fondkrijuese, si dhe personave juridikë privatë, duke vënë në dispozicion të tyre mjetet e kërkimit dhe vetë dokumentet sipas kërkesës së porositësit dhe rregullave për shërbimin me dokumente. Ai kryen këto detyra organizative dhe menaxheriale: Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore. Administron dhe ndjek mbarëvajtjen e punës në bibliotekë, në funksion të shërbimit të studiuesve dhe qytetarëve, në përputhje me rregulloren e bibliotekës së DPA-së. Mbikëqyr dhe siguron zbatimin e rregullores së shfrytëzimit të dokumenteve arkivore dhe rregullores për kërkesat social-juridike të qytetarëve. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e AQSH-së për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbikëqyr dhe siguron zbatimin e regjimit të hyrje-daljeve në institucion. Siguron ndalimin e shërbimit me dokumente që akoma nuk janë deklasifikuar dhe i propozon Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit deklasifikimin e tyre. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e AQSH-së. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i AQSH-së për disiplinën e punës në sektor. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

 

arkiva2016Sektori i Shërbimit të Dokumentacionit