Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Arkiv-Protokollit

Ndjek dhe zbaton procedurat ligjore për menaxhimin e çështjeve të burimeve njerëzore si rekrutimin në shërbimin civil, lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë etj. Mbikëqyr procesin e sistemit të vlerësimit të performancës në punë dhe të përshkrimit të pozicioneve të punës. Siguron mirëmbajtjen, sistemimin dhe përditësimin e informacionit në dosjet e personelit sipas legjislacionit. Administron dosjet duke evidentuar dhe regjistruar ndryshimet në karrierë për çdo punonjës. Përgatit vërtetimet që kërkohen nga punonjësit në lidhje me kualifikimet, emërimet, largimet, vjetërsinë në punë etj. Administron dhe përditëson regjistrin e personelit, hedh të dhëna të mjaftueshme për çdo punonjës për pozicionin e tij të punës, përfitimet dhe faktet e tjera që lidhen me punësimin. Ndjek programin e punës për trajnimin dhe formimin profesional të punonjësve të shërbimit civil. Ndjek procedurat për daljet në pension të punonjësve të institucionit dhe bën veprimet përkatëse sipas legjislacionit. Përgatit kontratat e punës dhe ndjek procedurat ligjore për punonjësit, sipas Kodit të Punës. Kryen detyrat e anëtarit të strukturës përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Plotëson dhe përditëson sistemin HRMIS me të dhënat e kërkuara sipas përcaktimeve ligjore dhe nënligjore. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Bashkërendon punën me protokollin duke marrë pjesë në mbylljen e dosjeve të hapura sipas pasqyrës emërtuese. Bën përpunimin tekniko-shkencor dhe ekspertizën e vlerës së ruajtjes së dokumenteve. Organizon punën dhe përgatit për shqyrtim listat e vendimit per asgjësimin e dokumenteve që kanë plotësuar afatin e ruajtjes. Bën dorëzimin në sektorin e ruajtjes së dokumenteve me ruajtje përgjithmonë. Kryen detyrat e sekretarit të Komisionit të Ekspertizës të DPA-së. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Pranimin, regjistrimin e korrespondencës së institucionit, shpërndarjen dhe dërgimin e saj. Kontrollin dhe zbatimin e kërkesave që duhet të përmbushë dokumenti. Mirëmbajtjen, administrimin e vulave dhe dokumenteve të insitucionit. Hapjen e dosjeve sipas pasqyrës emërtuese të çeljes së tyre dhe vendos e sistemon në to dokumentet që krijohen gjatë vitit. Plotëson kërkesat për shfrytëzim operativ të dokumenteve nga njësitë përbërëse të institucionit. Bën mbylljen e dosjeve të çelura sipas pasqyrës emërtuese dhe dorëzimin e tyre në arkiv. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

arkiva2016Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Arkiv-Protokollit