Sektori Juridik i Prokurimeve dhe Shërbimeve të Brendshme

Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, veçanërisht në lidhje me nevojat e përmirësimit të mirëmbajtjes, infrastrukturës së godinës, të sistemeve hidraulike dhe elektrike. Harton, propozon për miratim, kontrollon dhe monitoron bazën e të dhënave të vendimeve gjyqësore, planin e pjesëmarrjes në proceset gjyqësore të DPA-së, përfshi edhe DRASH-ët dhe planin e prokurimeve e ankandeve, si dhe procedurat e praktikën ligjore të zbatimit të tyre. Në bashkëpunim me titullarët e DRASH-ve, ngre paditë, përgatit prapësimet dhe ndjek ecurinë e proceseve gjyqësore, kur palë janë DRASH-të. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e DFSHM-së. Jep mendime për bazueshmërinë formale-juridike të akteve kontraktuale dy a më shumë palëshe që kanë efekte ekonomiko-financiare, pas kërkesës së eprorit dhe përgatit ose mbikëqyr kontratat dhe projektmarrëveshjet. Shqyrton ligjshmërinë e projektakteve normative të Drejtorisë se Përgjithshme të Arkivave në përgjithësi, në përputhje me kërkesat që i drejtohen drejtorisë ku bën pjesë. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Kryen detyrat e strukturës përgjegjëse në kuadër të legjislacionit për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimit të pasurisë dhe të anëtarit të strukturës përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon Drejtorin e DFSHM-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i DFSHM-së për disiplinën e punës në sector. Përfaqëson institucionin në gjykatat respektive, përgatit prapësimet, ngre paditë, ndjek proceset ligjore, në përputhje me autorizimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Bën identifikimin, inventarizimin dhe verifikimin e të gjitha pronave të paluajtshme të administruara nga DPA, hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e tyre në ZRPP-të përkatëse dhe përgatit dosjet për çdo pronë. Merr pjesë në hartimin e kontratave që nënshkruan institucioni me palë të treta. Pas kërkesës së eprorit direkt përditëson kuadrin ligjor me aktet normative më të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim. Kryen detyrat e “oficerit të sigurisë” sipas ligjit “Për dokumentet e klasifikuara sekret shtetëror”. Harton kushtet kryesore teknike të thirrjes së tenderave për prokurimet publike e ankandeve dhe organizon procesin e marrjes së ofertave. Ndjek procedurat e prokurimit. Ndjek zbatimin e regjistrit të prokurimeve dhe raporton për zbatimin e tij çdo muaj në shkallë hierarkike dhe çdo katër muaj në APP, sipas ligjit. Organizon procesin e shqyrtimit dhe analizimit të ofertave. Harton kriteret sipas ftesës për ofertë të kontratës përfundimtare. Monitoron realizimin e kontratës. Përgjigjet për kryerjen në kohë dhe me cilësi të shqyrtimit të dosjeve dhe raporton pas monitorimit të procedurave të prokurimit të blerjeve me vlerë të vogël, në përputhje me legjislacionin. Ndjek në vijimësi mirëmbajtjen dhe gatishmërinë teknike të mjeteve të transportit dhe monitoron lëvizjet e tyre dhe përdorimin e karburantit. Harton dhe ndjek zbatimin e grafikëve të shërbimit e pastrimit nga personat e caktuar. Ndjek mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve të zyrave, të higjenës në godinën e DPA-së Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Është përgjegjës për mallrat dhe materialet në ngarkim sipas gjendjes së kërkuar nga librat e magazinës. Merr pjesë si anëtare e komisionit të marrjes në dorëzim të mallrave që blihen nga DPA-ja nëpërmjet operatorëve ekonomikë. Bazuar në procesverbalet e marrjes në dorëzim, faturave të shitjes së mallrave dhe urdhërdorëzimet, dokumenton dhe saktëson hyrjet dhe daljet e materialeve nga magazina. Regjistron veprimet në librat e magazinës dhe kryen rakordimin në fund të cdo muaji me sektorin e financës. Dokumenton në librat analitikë të punonjësve aktivet e qëndrueshme të trupëzuara në përdorim nga punonjësit. Monitoron dhe kujdeset për ruajtjen fizike dhe krijimin e kushteve të përshtashme të mallrave të magazinuara dhe informon periodikisht Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Punonjësit mbështetës të sektorit, përkatësisht tekniku, shoferët dhe pastruesit, kryejnë detyrat e përcaktuara në kontratën individuale të punës, në përputhje me planin dhe nën mbikqyrjen e përgjegjësit të sektorit dhe specialistit të shërbimeve.

arkiva2016Sektori Juridik i Prokurimeve dhe Shërbimeve të Brendshme