Sektori i Evidencës Qendrore

Kryen regjistrimin e fondeve bazë e shtesave në regjistrin fizik dhe elektronik të evidencës, i cili përfshin kontrollin, verifikimin, korrigjimin ortografik të gabimeve teknike dhe rakordon dy regjistrat. Administron dhe përmirëson mjetet e informacionit dhe të kërkimit, për t’u shërbyer studiuesve. Ofron ndihmë me mjetet e evidencës për sektorët e AQSH-së për zgjidhjen e problemeve që dalin gjatë proceseve të punës. Bën kontrollin e vazhdueshëm të emërtesave të strukturave të fondeve dhe rekomandon ndreqjen e gabimeve. Verifikimin fizik të njësive të ruajtjes si dhe unifikimin e tyre me inventarin përkatës. Plotësimin e të metave të elementeve të inventarëve, si titullin e njësive të ruajtjes, vitin, datat ekstreme, sasinë e fletëve, plotësimin e etiketave e ndërrimin e kutive dhe unifikimin e tyre. Plotësimin e titujve të dosjeve me elementet formale në rast të mungesave. Evidentimin dhe propozimin e zgjidhjes për mangësitë e konstatuara në sasinë e fletëve të dosjeve apo në përmbajtjen e tyre nga AQSH-ja. Ndarjen e procesverbaleve të dorëzimit të dokumenteve sipas fondeve. Zëvendësimin e regjistrave të vjetër me të rinj me të gjitha mekanizmat e duhur për lehtësi përdorimi duke i verifikuar e plotësuar me origjinalin. Regjistrim të dokumenteve të dhuruara e dorëzuara, si dhe dokumenteve të ardhura jashtë institucionit. Dhënie për shfrytëzim të inventarëve të njësive të ruajtjes. Bashkimin e shtesave të fondeve me bazat në një inventar. Verifikimin e njësive të ruajtjes që rezultojnë me numër të njëjtë dhe kalimin e kësaj njësie si shtesë fondi. Unifikimin e inventarëve të fondeve, që ndodhen në sallën e studimit me ato të evidences. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori i Evidencës Qendrore dhe Komunikimit.

arkiva2016Sektori i Evidencës Qendrore