Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit

Është përgjegjës për zbatueshmërinë e teknologjive të reja ose rinovimin e teknologjive ekzistuese, në hartimin e termave të referencës për pajisje kompjuterike dhe digjitale për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe rrjetit arkivor, mbikëqyrjen e procesit të digjitalizimit, si dhe mirëmbajtjen e aparaturave që ka në përdorim. Ai kryen këto detyra organizative dhe menaxheriale: Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre, sipas plan- evidencave mujore. Kontrollon cilësinë dhe hierarkinë e materialeve të digjitalizuara. Siguron trajnimin e stafit që operon në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në programet elektronike që funksionojnë në DPA. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin e rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e DEQK-së; Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek Drejtori i DEQK-së për disiplinën në punë në sektor. Mirëmbajtjen e serverit qendror të institucionit; Mirëmbajtjen e faqes web të institucionit. Kontrollin dhe shpërndarjen e linjës së internetit në institucion. Mirëmbajtjen e rrjetit të brendshëm të institucionit dhe aparaturave kompjuterike. Harton politika afatmesme dhe afatgjata të proceseve backup/recovery. Mirëmbajtjen e kompjuterave dhe programeve të DPA-së. Tërheqjen e materialit për mikrofilm nga vendruajtja, duke e marrë në dorëzim dosje për dosje. Fotokopjim i kapakëve të dosjeve. Verifikimi i dokumenteve brenda dosjes fletë për fletë. Mikrofilmimi i dokumenteve duke marrë referencat arkivore. Larja e bobinave të filmit të krijuara nga mikrofilmimi. Kontrolli i cilësisë së filmit. Kontrolli dhe përgatitja e pajisjes së skanimit. Skanimi i dokumenteve të filmuara duke përdorur referencat që janë dhënë gjatë mikrofilmimit. Krijimi i kopjes së sigurisë (“backup”-it) dhe shfrytëzimit (në CD). Mirëmbajtja e pajisjeve që ka në ngarkim. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Përgatitjen e dosjeve dhe pajisjeve për skanim. Skanimin e materialeve dhe vendosjen e referencave arkivore si në dosjen fizike. Dërgimin në laboratorin e restaurimit për restaurim të dokumenteve, nëse është e nevojshme. Kontrollin e cilësisë së materialeve të skanuara. Krijimin e një kopjeje të sigurisë.

arkiva2016Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Digjitalizimit