Sektori i Inspektimit

Kryen inspektimin për ligjshmërinë dhe standardet metodologjike-profesionale në të gjitha institucionet ku krijohen e ruhen dokumente arkivore, sipas ligjit në fuqi “Për arkivat”. Ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimet dhe rregulloren “Për procedurat e inspektimit mbi zbatimin e njësuar të legjislacionit arkivor në rrjetin arkivor të Republikës së Shqipërisë”. Pezullon procese të punës arkivore, kur ato kryhen jashtë kërkesave të akteve ligjore e nënligjore dhe merr masa administrative dhe sanksione ligjore në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Dhënien e mendimeve për unifikimin dhe zgjidhjen e problematikave në fushën e arkivave në rang kombëtar, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave dhe akteve të tjera administrative. Zbatimin e detyrave të tjera të përcaktuara nga eprori direkt.

arkiva2016Sektori i Inspektimit