Sektori i Trajnimeve dhe Kontrollit

Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë AQSH-së dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar nga ligji. Asiston e kontrollon përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës qendrore, që përgatiten për t’u dorëzuar në AQSH. Kontrollon planet mujore dhe vjetore të sektorëve të AQSH-së dhe Drejtorive Rajonale të Arkivave Shtetërore, si dhe verifikon cilësinë e përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve të administruara prej tyre, kushtet e ruajtjes së dokumentacionit dhe zbatimin e rregulloreve për shërbimin e dokumentacionit. Kontrollon sekretari-arkivin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Organizon, menaxhon dhe zhvillon seminaret për kualifikimin e arkivistëve dhe të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, pas kërkesës së AQSH-së, ndihmon, përkohësisht, me shërbimin dhe plotësimin e kërkesave ndaj qytetarëve dhe institucioneve për të dhëna pronësie, në rastet kur fluksi i kërkesave është më i lartë, sesa kapacitetet e sektorit të shërbimit të dokumentacionit. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt.

arkiva2016Sektori i Trajnimeve dhe Kontrollit